-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump sulmon Gjykatën Supreme për vendimin mbi tarifat doganore: Më dhanë më shumë pushtet

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së për të bllokuar një pjesë të tarifave doganore të vendosura nga ai, duke pretenduar se, “pa dashje”, gjykata i ka dhënë më shumë kompetenca. Në një postim në rrjetet sociale, Trump e cilësoi vendimin e gjykatës “qesharak” dhe “të shkruar keq”, duke shtuar se tani ai ka më shumë pushtet për të ndërmarrë masa të ashpra ndaj vendeve që, sipas tij, kanë shfrytëzuar SHBA-në për dekada.

Trump theksoi se vendimi i Gjykatës Supreme i hap rrugë përdorimit të tarifave ekzistuese me “siguri ligjore” dhe se mund të përdorë instrumente të tjera ligjore për të marrë masa më agresive ndaj vendeve të huaja. Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si gjykata interpreton Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane dhe paralajmëroi se vendime të tjera mund të favorizojnë shtete si Kina.

Pak ditë më parë, Trump njoftoi rritjen e tarifës globale të importit në 15% pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke e justifikuar këtë masë me Nenit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, që i jep presidentit të SHBA-së të drejtën të vendosë tarifa deri në 15% për një periudhë 150-ditore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit