-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 milion euro të padeklaruara sekuestrohen në kufi, polici i komisariatit nr.5 në Tiranë

Kryesoret

Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare kanë sekuestruar një sasi të madhe parash, rreth 1 milion euro, të fshehura në një furgon që kalonte në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.

Të dyshuarit, Ahmet Kaziu, efektiv i Policisë së Shtetit në Tiranë, dhe dy persona të tjerë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj, u arrestuan pasi automjeti i tyre kaloi në kontrollin rutinë dhe u skanua me pajisje dixhitale me rreze X.

Pas skanimit, u identifikuan indikacione për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e furgonit, dhe kontrolli i mëtejshëm konfirmoi dyshimet.

Paratë e padeklaruara ishin fshehur në këtë hapësirë të improvizuar, duke shkelur ligjin për deklarimin e parave që kalojnë kufirin.

Dogana e Kosovës ka theksuar rëndësinë e përdorimit të teknologjisë moderne për të luftuar kontrabandën dhe veprimtaritë e paligjshme financiare. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, dhe dyshuarit do të mbahen në ndalim për më shumë hetime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit