Ernest Muçi ka gjetur sukses te Trabzonspori, që ka vendosur të blejë kartonin e mesfushorit shqiptar, pas një periudhe të vështirë te Beshiktashi.
Në këtë klub, Muçi pati kritika të ashpra nga trajneri aktual, Sergen Jalçin, i cili e cilësonte investimin te Legia e Varshavës për Muçin si të gabuar.
Megjithatë, pas shpërthimit të Muçit te Trabzonspori, trajneri Sergen ende mbetet i rezervuar në mendimet e tij për mesfushorin shqiptar.
Në një prononcim të fundit, gazetari sportiv turk, Eran Suzgun, ka theksuar se nuk ka shumë mundësi që Sergen Jalçin të ndryshojë mendimin e tij për Muçin, pavarësisht suksesit të fundit të këtij të fundit në Turqi.
/5pyetjet.al









