-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ibrahimaj nënshkruan marrëveshjen me Poloninë për pensionet

Kryesoret

Minsitrja e Ekonimisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar për zyrtarizimin e marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes qeverisë tonë dhe atë të Polonisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Postimi i Ibrahimajt

Në Varshavë nënshkruam Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë.
Së bashku me Zëvendësministrin Sebastian Gajewski, finalizuam një marrëveshje që garanton mbrojtje dhe përfitime të ndërsjella për qytetarët shqiptarë dhe polakë në fushën e sigurimeve shoqërore.
Marrëveshja garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për pension sipas moshës ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që kanë jetuar apo punuar në të dy vendet. Çdo kontribut i paguar do të njihet dhe asnjë periudhë pune nuk do të humbasë.
Kjo është marrëveshja e 11-të që Shqipëria ka me vendet e Bashkimit Europian për njohjen e viteve të pensionit dhe e 17-ta në total me vende të tjera, duke zgjeruar rrjetin e mbrojtjes sociale për qytetarët tanë.
Një hap konkret në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit