-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta denoncon shembjen e rrugëve: Nuk është faji i gjeologjisë, por i babëzisë

Kryesoret

Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj situatës alarmante të rrugëve në jug të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë në shembjen e infrastrukturës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta theksoi se problemi i rrugës Korçë-Ersekë nuk ka të bëjë me faktorët natyrorë, por me korrupsionin dhe abuzimet që ndodhin në administratën qeveritare.

Reagimi i plotë:

̈̈ ̈, ̈̈ ̈̈!

Ja si e paralajmërova nga Shkodra, më 10 shkurt 2024, se si do të shembej rruga Korçë-Ersekë.

Dini gjë a u hetua?

A u dënua njeri?

A u zbulua ndonjë përgjegjësi penale për projektuesin?

Për ndërtuesin?

Po për supervizorin?

Nuk është as faji i Shkumbinit dhe as faji i shiut, por është faji i “Diellës” (Edi Ramës) dhe korrupsionit të saj (tij) skizofrenik, arsyeja pse po shemben rrugët, nga Veriu në Jug..

Jo për një rrugë, jo për një pallat, por edhe për të ndërtuar një shtëpi duhet studim gjeologjik dhe hidro-gjeologjik.

Por babëzia nuk pyet. Ndaj dhe rrugët shemben njëra pas tjetrës.

Ky është çmimi i rëndë i korrupsionit skizofrenik që po paguajnë sot të gjithë shqiptarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit