Ish-kryeministri norvegjez dhe ish-kryetari i Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, Thorbjorn Jagland është në spital pasi tentoi të bënte vetëvrasje, sipas mediave.
Incidenti vjen ndërsa policia norvegjeze po e heton atë nën dyshimin për “korrupsion të rëndë”, që lidhet me lidhjet e tij të kaluara me financierin e dënuar amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuari si përndjekës dhe shfrytëzues seksual, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019.
Në dosjen “Epstein” emri i Jagland del edhe në lidhje me Shqipërinë, ku shprehej mes të tjerash në mesazhet e tij se “Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”, referuar vizitave që kishte bërë në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve zyrtare të Këshillit të Evropës.
Politikani 75-vjeçar shërbeu si Kryeministër i Norvegjisë nga viti 1996 deri në vitin 1997, President i Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen nga viti 2009 deri në vitin 2015 dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019.









