Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se sot grupi i PD u takua në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane (PPE).
Gjatë takimit, u diskutuan çështje të rëndësishme si zgjedhjet, deformimi i demokracisë, kapja e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe ndikimi i interesave kriminale në shtet.
Postimi i plotë:
Sot, sëbashku me kolegët e Kryesisë së Grupit Parlamentar, u takuan në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane, përfshirë eurodeputetë.
Në një diskutim të hapur dhe serioz, trajtuam çështjet që shqetësojnë çdo qytetar: zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale.
Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve.
Faleminderit EPP për mbështetjen.









