-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania pezullon ratifikimin e marrëveshjes për Ishujt Çagos pas shqetësimeve amerikane

Kryesoret

Britania e Madhe ka vendosur të pezullojë procesin e ratifikimit të marrëveshjes për transferimin e sovranitetit të Arkipelagut Çagos, duke përfshirë ishullin Diego Garcia, i cili ka një bazë ajrore strategjike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sipas BBC, Londra po shqyrton shqetësimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, përpara se ta rikthejë marrëveshjen për miratim në Parlament.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar transferimin e sovranitetit të Diego Garcia te Mauritius si një “marrëzi të madhe”, duke kritikuar ashpër planin. Ai theksoi se ky akt do të dëshmonte dobësi para fuqive si Kina dhe Rusia.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Downing Street tha se marrëveshja për kthimin e ishujve garanton vazhdimin e operacioneve të bazës ajrore në Diego Garcia, pa rrezikuar sigurinë kombëtare të Britanisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit