-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KE: Propozojmë përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në regjimin pa tarifa roaming-u

Kryesoret

Komisioni Evropian ka propozuar nisjen e negociatave me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’i përfshirë ato në programin “Roam Like at Home” të Bashkimit Evropian, që eliminon tarifat shtesë për roaming-un në shtetet anëtare.

Ky program aktualisht zbatohet në BE dhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, theksoi se tarifat e larta të roaming-ut janë një problem për qytetarët e Ballkanit, sidomos për ata që punojnë jashtë dhe për familjet që komunikojnë me të afërmit.

Nëse marrëveshjet përmbyllen me sukses, qytetarët do të mund të përdorin telefonat pa tarifa shtesë mes BE-së dhe Ballkanit.

Propozimi tani duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së për të nisur negociatat me secilin shtet të rajonit.

Implementimi i rregullores varet nga shpejtësia e negociatave dhe harmonizimi i legjislacionit të shteteve të Ballkanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit