Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje forcave politike që mbajnë lidhje me grupe dhunshme që “të sqarojnë pozicionin e tyre”, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Sipas zëdhënëses së qeverisë, Maud Bregeon, “në demokraci asgjë nuk e justifikon dhunën”, ndërsa theksoi se qeveria franceze dënon çdo akt dhune, “qoftë nga e majta ekstreme apo nga e djathta ekstreme”.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka kërkuar hetime për organizatën e nxjerrë jashtë ligjit, “Garde Nouvelle”, e cila dyshohet të jetë e përfshirë në përplasjet mes grupeve ekstremiste, ku një individ nga ekstremi i djathtë, Quentin Deranc, humbi jetën.









