Qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh është vështirësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të shtuar të mjeteve.
Sipas informacioneve, dy kamionë të OSHEE-së kanë hyrë në drejtim të juglindjes nga rruga e Gramshit, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Kamionët kanë mundur të hapin një hapësirë në anë të rrugës, por për shkak të lëvizjes intensive të mjeteve, është krijuar një ngërç i madh.
Momentalisht, qarkullimi është ngadalësuar dhe për të pastruar situatën, ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës, e cila po punon për hapjen e plotë të rrugës dhe për lehtësimin e fluksit të lëvizjes.









