Deputeti demokrat, Klevis Balliu, përmes një postimi në faqen e tij facebook ka ndarë një foto me ish-kandiatin për kryetar në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani nga kampi i BDI, takimi është zhvilluar në kuadrin e vizitës së djeshme në qytetin e Shkupit.
Postimi i Balliut
Ishte një kënaqësi e veçantë të zhvilloja një takim miqësor me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, të nderuarin zotin Bujar Osmani, me të cilin pata mundësinë të diskutoja mbi çështje të ndryshme që lidhen me interesat e kombit tonë në rajon dhe më gjerë.









