Debati mbi investimet në infrastrukturën rrugore është rikthyer në qendër të vëmendjes pas problematikave të fundit në disa zona të vendit.
Në këtë kontekst, deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të fondeve publike dhe mungesë eficience në projektet rrugore.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ajo u ndal te shifrat e shpenzimeve për infrastrukturën gjatë viteve të fundit, duke argumentuar se, pavarësisht buxheteve të larta, situata në terren mbetet problematike.









