-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cakrani: Kërkuam që të pyeten deputetët dhe Rama për ligjin e minierave

Kryesoret

Pas mbarimit tës senacës paraprake në GJKKO, Monika Kryemadhi së bashku me avokatin e Ilir Metës Kujtim Cakrani dolën përpara mediave dhe shpjeguan qëndrimet e tyre në lidhje me akuzat për korrupsion dhe çështjen e minierave.

Ata e kanë mohuar çdo akuzë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mund të vërtetojë veprimin e paligjshëm të tyre.

Kemi kërkuar për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kemi kërkuar që çështja të kthehet, dhe të pyeten deputetët dhe zoti Rama që tha me ligjin e minierave nuk do ketë më probleme minatorët. Provat dhe aktet që akuzohet Meta duhet të vazhdojë hetimi.  Seanca e radhës është caktuar për datën 5 mars, ora 10:00, dhe gjykata do të tërhiqet për të marrë vendimin përfundimtar. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se pritet që vendimi të merret më 20 mars.

“Unë i dorëzova dhe është detyrë e Prokurorisë që t’i kërkojë nëpërmjet letër-porosisë në SHBA. Unë kërkova që Prokuroria të marrë në pyetje dhe të kërkojë në SHBA për personin që ka bërë deklaratat. Zoti Meta nuk ka asgjë, nuk ka asnjë firmë, asnjë mesazh në dosje. Edhe për ligjin e minierave nuk është Meta propozuesi, por është zoti Rama që e propozoi. E kërkuam nga Gjykata që të faktohet. Të na tregojnë se çfarë intimidimi ka pasur ndaj deputetëve apo personazheve”, u shpreh Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit