Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Elisa Spiropalin nga posti i Ministres së Punëve të Jashtme.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet aktualisht në Pallatin e Brigadave.
Në vend të Spiropalit, kryeministri ka vendosur që të emërojë diplomatin dhe ambasadorin e karrierës, Ferit Hoxha, në këtë detyrë të rëndësishme qeveritare.









