Siguria e bukës dhe miellit, dy produkte kyçe për tregun shqiptar, ka qenë në fokus të një tryeze teknike që u mbajt së fundmi në Tiranë.
Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, prodhues dhe importues, për të diskutuar mbi përmirësimin e standardeve dhe sigurinë ushqimore, si dhe për t’u përshtatur me kërkesat e Bashkimit Evropian.
Drejtoresha e AKU-së, Blerina Gjylameti, u shpreh: Roli i AKU-së është kyç në forcimin e kapaciteteve të inspektimit dhe në bashkëpunimin e ngushtë me biznesin për të siguruar produkte të sigurta për konsumatorët.
/5pyetjet.al









