Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Reforma në Drejtësi u miratua me 140 vota në Kuvend.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka sqaruar se ky informacion është i pasaktë dhe ka theksuar se reforma kaloi me 69 vota.
Postimi i Metës:
Tani mora vesh se, Edi Rama ose qenushi i Sorosit, në Pleniumin e tij, paska thënë sërish sot se e kishte bërë ai, me 140 vota, Reformën në Drejtësi.
Dua t’i kujtoj qenushit të Sorosit se reforma e tij dhe dy buzëputhurve, ishte me 69 dhe jo me 140 vota.
Megjithatë, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi.
Për historitë e tjera, prisni edhe pak, që të mos e humbni kuriozitetin.
Për këdo që e ka harruar, po ju kujtoj se si i kam thirrur qenushët e Sorosit, për të votuar me 140 vota, Reformën në Drejtësi.
Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi.
Related