Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste më 26 shkurt, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi një investim të ri prej 2 milionë euro për rinovimin e flotës së emergjencave civile dhe zjarrfikësve, pas situatave të vështira të përmbytjeve të muajve të fundit.
Ai theksoi se këto mjete do të prodhohen në Shqipëri dhe do të shpërndahen tek bashkitë për të përmirësuar reagimin ndaj emergjencave.
“Për të rinovuar flotën kombëtare të emergjencave dhe zjarrfikësve, kemi alokuar 2 milionë euro, me qëllim prodhimin e mjeteve ‘Made in Albania’. Në muajin maj do të nisë prodhimi dhe shpërndarja e këtyre mjeteve në bashki, për të eliminuar flotën e vjetër dhe të përçarë. Kjo do të përmirësojë ndjeshëm reagimin ndaj emergjencave dhe do të sigurojë më shumë efikasitet,” shprehet Vengu.









