Një projekt i madh për trajtimin e mbetjeve po merr formë në landfillin e Bajkajt, duke ofruar sisteme moderne për riciklim, kompostim dhe menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve. Projekti do të mbulojë 12 bashki të qarkut Gjirokastër dhe zonës Vlorë-Jug, duke garantuar kapacitete përballuese deri në vitin 2040 dhe përmirësim të standardeve mjedisore.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi investimin në një postim në Facebook, duke theksuar se kjo ndërhyrje do të përballojë volume të larta të mbetjeve, sidomos gjatë sezonit turistik në bashkitë si Saranda dhe Himara, dhe do të sjellë një zgjidhje afatgjatë për qytetarët.
Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e tre stacioneve transferimi, rehabilitimin e 12 vend-depozitimeve informale dhe përmirësimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe menaxhimin e gazit të landfillit.
Postimi i Ramës:
Ku po merr formë zgjidhja afatgjatë për mbetjet e gjithë qarkut Gjirokastër dhe Vlorë-Jug për 12 bashki, përmes një investimi në sisteme moderne të trajtimit të mbetjeve duke përfshirë riciklimin dhe kompostimin, si një investim i Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkimit Europian që do të sigurojë kapacitete deri në vitin 2040, duke përballuar edhe volumet e larta të gjenerimit të mbetjeve në këtë zonë nga flukset turistike









