-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tramvaji del nga shinat në Milano/ Dy viktima dhe 40 të plagosur, shoferit i ra të fikët

Kryesoret

Një aksident tragjik ndodhi në Milano, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë, duke shkaktuar deri tani dy viktima dhe dyzet të plagosur. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasi çelësi që aktivizonte ndërrimin e shinat nuk ka funksionuar si duhet, duke bërë që tramvaji të dalë në shinat e gabuara.

Sipas burimeve nga televizionet italiane, kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e një probleme shëndetësor të drejtuesit të tramvajit, i cili mund të ketë humbur ndjenjat, duke pamundësuar shtypjen e butonit që vendoste tramvajin në shinat e duhura. Ky zhvillim ka shkaktuar një pasojë tragjike, ndërsa zyra e prokurorit të Milanos ka nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia.

Një video tronditëse, e filmuar nga një kamera në xhamin e përparmë të një makine të ndaluar në semafor, tregon momentin kur tramvaji dalë nga shinat dhe përplaset me murin, duke shkaktuar një zhurmë të fortë dhe shpërthim të xhamave të makinës. Më shumë se tridhjetë zjarrfikës dhe anëtarë të Mbrojtjes Civile kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar të lënduarit. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit