Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, janë bërë publike përzgjedhjet për formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.
Në portë është Roberts Ozols (Bylis), ndërsa mbrojtja përbëhet nga David Atanaskoski (Partizani), Bruno Lulaj (AF Elbasani), Aurel Marku (Bylis) dhe Esat Mala (Vllaznia).
Në mesfushë, formacioni përfshin Xhoele Maçolli (Teuta), Rowan Human (Partizani) dhe Valentino Murataj (Partizani), ndërsa Dejvi Bregu (Dinamo City) është organizatori i skuadrës.
Sulmuesit më të mirë të javës janë Charles Bismark (Vllaznia) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).
Oltijon Kërnaja, trajneri i Partizanit, është shpallur trajneri më i mirë i javës, pas fitores dramatike të skuadrës së tij kundër kampionëve të Egnatias.









