Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan një sulm të gjerë, ku shpallën se kanë “shpërbërë Shtabin e Luftës të Iranit”, duke goditur disa qendra kyçe të regjimit iranian.
Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, sulmet synuan struktura të rëndësishme, përfshirë selitë e Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), njësitë e shërbimeve të inteligjencës dhe qendrat komanduese të forcave ajrore iraniane, si dhe disa njësi të sigurisë së brendshme.
Në deklaratën e IDF-së, theksohet se këto operacione ishin pjesë e një fushate të zgjeruar ushtarake dhe kishin për qëllim objektivat që ndihmonin drejtpërdrejt në udhëheqjen e operacioneve ushtarake të Iranit.
Ushtria izraelite bëri të ditur se do të vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane dhe drejtuesve të regjimit të Teheranit, duke lënë të hapur mundësinë për operacione të tjera në të ardhmen.
/5pyetjet.al









