Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin social “X” duke komentuar situatën politike në Iran dhe ndikimin që ka regjimi aktual në stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Meta theksoi se ndarja nga regjimi tiranik dhe teokratik iranian është e domosdoshme jo vetëm për lirinë dhe begatinë e popullit iranian, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
“Ndarja me regjimin tiranik dhe teokratik të Iranit është garanci, jo vetëm për lirinë dhe begatinë e popullit iranian, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në botë.”-shkruan ai









