Rey Manaj ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer me Sivassporin, duke i dhënë fitoren 1-0 skuadrës turke në ndeshjen e tij të radhës në Ligën e Parë, ndaj Serik Spor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në fillimin e pjesës së dytë, kur pasoi një top perfekt në zonën e Serik Spor dhe e dërgoi në rrjetë, duke realizuar golin e vetëm të takimit. Ky rezultat ka çuar Sivassporin në kuotën e 38 pikëve në renditjen e kampionatit.
Ky ishte goli i katërt i Manajt për Sivassporin në pesë ndeshje të zhvilluara që nga rikthimi i tij te skuadra turke. Ai ka treguar formë të shkëlqyer, duke kontribuar gjithashtu me një asist. Ky ritëm pozitiv i lojtarit 29-vjeçar është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, që këtë muaj do të luajë ndaj Polonisë në kuadër të fazës së playoffit për Botërorin 2026.









