I ftuar në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, ka komentuar luftën në Lindjen e Mesme dhe strategjinë që do të përdorin shtetet gjatë kësaj lufte të nxehtë.
“Hapsira ajorore është nën kontrollin e plotë të SHBA dhe Izraelit, pra këto lëvizin lirshëm mbi Iranin. Gazetat dhe lajmet që ndjek unë prej së shtunës, pyes pse duhet të ndodh kjo luftë? Donald Trump donte më shumë turpërimin e Iranit sesa marrëveshjen për shpëtimin nga programi bërthamor i Iranit. Për sa i përket raketave dhe trupave salite nuk erdhi puna për të biseduar deri atje. Nga kënvështrimi i Izraelit dihet pse duhej kjo luftë. Donald Trump thotë me plotë gojë dua ndryshim regjimi ndërkohë, po ai në fushatë nuk ka lënë president të mos e kritikonte për politikat e gabuara që vinin në shërbim inetresat e shteteve të tjera në raport me interesat e SHBA. Supremacia e SHBA është si nata me ditën me Iranin dhe ka mundësi ta kthejë në pluhur të gjithë Iranin me atë hapësirë ushtarake që ka”, u shpreh Bimo.









