-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta kujton 2 marsin: Një ditë kur populli mbrojti Kushtetutën dhe lirinë

Kryesoret

Në përvjetorin e ngjarjes së rëndësishme të 2 Marsit, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një moment historik të qëndresës qytetare dhe të mbrojtjes së Kushtetutës dhe institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Meta i ka shprehur mirënjohje popullit që iu përgjigj thirrjes së tij, duke qëndruar fort për vlerat e demokracisë dhe lirisë, dhe ka theksuar se misioni i 2 Marsit mbetet më aktual se kurrë.

Postimi i Metës:

Kur bien institucionet, ngrihet populli.
Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit!
Mijëra e mijëra shqiptarë të ndershëm dhe patriotë, gjashtë vite më parë, ju përgjigjën thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, barazinë e tyre përpara ligjit, lirinë, demokracinë dhe pluralizmin politik!
Misioni i 2 Marsit është sot më jetik dhe më aktual se kurrë!
Misioni i 2 Marsit vazhdon sot edhe me më shumë vendosmëri dhe nuk do të ndalet deri në triumfin e plotë të Lirisë dhe çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga regjimi i urryer i Narkomafies “rilindase” që ka marrë peng vendin dhe të ardhmen europiane të tij.
2 Marsi është dita madhështore kur dinjiteti dhe krenaria e shqiptarëve u demonstrua më lart se kurrë ndonjëherë.
2 Marsi është simboli i mosnënshtrimit dhe përballjes ballore me të keqen në emër të vlerave më të larta të popullit tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit