Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për herë të parë në lidhje me vrasjen e liderit suprem iranian, Ali Khamenei, duke deklaruar se ai goditi i pari në një përpjekje për të parandaluar sulme të mundshme ndaj tij.
Trump theksoi se Iran ka tentuar dy herë ta shënjestronte, duke përfshirë një përpjekje gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.
Përmes një deklarate, Trump tha: “Unë e godita atë përpara se ai të më sulmonte mua. Ata u përpoqën dy herë, por unë veprova i pari.”
Duke folur për pasojat e kësaj vrasjeje, Trump tha se të gjithë ata që mund të kishin mundësi për të udhëhequr Iranin tashmë ishin eliminuar, duke shtuar se: “Të gjithë ata për të cilët po mendonim janë tashmë të vdekur. Kandidatët që ishin pas tyre gjithashtu nuk janë më.”
Ai komentoi gjithashtu vazhdimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit, duke përmendur sulmet ndaj qindra objekteve, përfshirë ato të Gardës Revolucionare dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. Trump u bëri thirrje iranianëve të shfrytëzojnë këtë moment për të rimarrë kontrollin mbi vendin e tyre, duke shtuar: “Shtetet e Bashkuara janë me ju.”









