Al Nassr ka konfirmuar dëmtimin e Cristiano Ronaldos, i cili ka pësuar një problem muskulor në pjesën e pasme të kofshës.
Klubi saudit sqaroi se 41-vjeçari nuk ka udhëtuar drejt Madridit, duke hedhur poshtë zërat e qarkulluar në media për këtë çështje, për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.
Ylli portugez ka kryer testet mjekësore ditën e hënë, të cilat konfirmuan dëmtimin e pësuar në sfidën e së shtunës ndaj Al Faiha-s, ku ekipi i tij fitoi 3-1.
Për momentin, klubi nuk ka dhënë një afat të saktë për rikthimin e tij në fushë, duke preferuar të vlerësojë gjendjen e tij nga dita në ditë.
Ronaldo po ndjek një program të personalizuar të rehabilitimit në Arabinë Saudite. Stafi mjekësor i Al-Nassr po tregon kujdes maksimal për të shmangur ndonjë komplikacion të mëtejshëm në muskujt e tij./ klantv









