-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Kuadri ligjor i financimit të partive ka dobësi serioze

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mungesën e transparencës në financimin e partive politike në Shqipëri.

Gjatë një diskutimi në tryezën e Reformës Zgjedhore, ai theksoi se kuadri ligjor aktual ka mangësi të dukshme, të cilat e pengojnë integrimin e plotë të transparencës dhe besimit të publikut në proceset zgjedhore.

“Në praktikë, sistemi i financimit përballet me një sërë problemesh që rrezikojnë integritetin e procesit zgjedhor. Në Shqipëri kemi një kuadër ligjor për financimin, analiza e zbatimit tregojnë se ky kuadër ka boshllëqe, paqartësi e dobësi serioze dhe kërkohet ndërhyrje e gjerë. Thelbi qëndron tek llogaridhënia, barazia në garë, transparenca dhe besimi i publikut. Mungesë e publikimit proaktiv të partive, nuk vendosin në dispozicion të dhënat financiare përveçse kur KQZ publikon të dhënat. Kjo do të thotë se transparenca realizohet në mënyrë vetëm pasive dhe qytetarët nuk kanë akses në të dhëna. Mbi 50 përqind e partive nuk kanë marrë pjesë në proceset e fundit zgjedhore. Kjo tregon se auditimi shpesh bëhet në mënyrë të paplotë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit