-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beja dhe VanHorn: Bashkëpunimi për modernizimin doganor dhe luftën kundër krimit

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Ky takim synoi forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e administratës doganore, sigurisë kufitare dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

Palët diskutuan mbi mundësitë e rritjes së efikasitetit dhe sigurisë, si dhe avancimin e procedurave që mundësojnë një tregti më të lehtë dhe të sigurt.

“Në fokus të angazhimeve tona është modernizimi i shërbimeve doganore dhe rritja e transparencës, me qëllim që të sigurojmë një klimë të favorshme për investime dhe të luftojmë trafiqet e paligjshme dhe korrupsionin, duke ruajtur standardet ndërkombëtare të sigurisë.”

VanHorn gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit