-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dibër/ Bie nga muri gjatë kapjes të shumëkërkuarit, si paraqitet gjendja e efektivit

Kryesoret

Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një prej personave të shumëkërkuar, Klodian Llomi (Mazari), i cili është i kërkuar për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Operacioni ka nisur rreth orës 4:00 të mëngjesit, kur forcat e policisë kanë zbarkuar në banesën e 35-vjeçarit në fshatin Kërçisht, Maqellarë.

Gjatë tentativës për arrestimin e tij, efektivi i “Shqiponjave”, Gentian Meda, ka rënë nga një mur rrethues i banesës, duke pësuar lëndime të rënda në kokë.

Pas incidentit, ai është transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës dhe më pas është dërguar me helikopter për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fatmirësisht, mjekët bëjnë të ditur se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Klodian Llomi është arrestuar dhe do të ekstradohet drejt Italisë, ku kërkohet për akuzat ndaj tij. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe ndihmën e mundshme të tij në aktivitete kriminale.

Dibër/ Efektivi i Shqiponjave i plagosur gjatë operacionit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit