Një incident i rëndë ka ndodhur në Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, është dhunuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit, dhe tre persona të tjerë.
Ngjarja dyshohet të ketë lindur pas një përplasjeje verbale mes palëve një ditë më parë. Klesti Çela dhe personat e tjerë janë shpallur në kërkim për goditjen e Metës për shkak të detyrës së tij.
Pas ngjarjes, drejtori i IKMT-së, Afrim Qendro, ka marrë vendimin për të shkarkuar Klesti Çelën dhe Ervin Bixhën, këshilltar pranë Kryeinspektorit, për shkak të përfshirjes në incident.
Vendimi është marrë pas konsultimeve me kreun e Inspektorateve, Dashnor Sula. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
/5pyetjet.al









