-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Balla ofendoi Vokshin, është produkt i servilizmit dhe lidhjeve kriminale

Kryesoret

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas debatit të ashpër në Kuvend, duke akuzuar Taulant Ballën për përdorimin e gjuhës vulgare ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

Ai e cilësoi sjelljen e Ballës të papranueshme dhe e akuzoi për arrogancë dhe lidhje me elementë kriminalë.

Këlliçi shtoi se Balla nuk do të përballet me asnjë masë nga Kuvendi, por do të marrë atë që meriton nga qytetarët dhe drejtësia.

“Ky është përfaqësuesi më i lartë i ‘rilindjes’ në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ja si i drejtohet ai znj. Vokshi, deputete e PD dhe zv. Kryetare e EPP Women! Është anomali e madhe vetë ekzistenca e tij në politikë, një produkt i servilizmit ekstrem ndaj Kryetarëve dhe me lidhje kriminale me bandat më të rrezikshme në vend, ku shkëlqen tutori i tij Suel Çela!
E prapë, Taulant Balla i jep të drejtën vetes të ofendojë në këtë mënyrë një grua nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë. Ne nuk presim që Peleshi ta përjashtojë sepse Balla shkon në gjurmët e Ramës. Por ai do ta marrë atë që meriton shumë shpejt nga qytetarët dhe nga dosjet stivë në SPAK. Ashtu si shefi i tij, edhe ky nuk guxon të dalë në rrugë e as të ketë kontakt me njerëzit. Janë të urryer po aq sa gjesti e fyerja që bëri sonte.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit