Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala njoftoi sot krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetit Kombëtar të Tumoreve. “Brenda vitit përfundon rikualifikimi i 6 punkteve rajonale dhe po punohet edhe për rikualifikimin e 6 punkteve të tjera si dhe instalohet Akseleratori 3 Linear në Shërbimin Onkologjik.
2026 shënon nisjen e një reforme historike për sistemin spitalor shqiptar. Ngrihet grup pune multisektorial me përfshirjen e ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për hartimin e Planit Kombëtar Spitalor.
Prioritet është përgatitja e ndryshimeve për Komitetin Këshillimor dhe finalizimi i kuadrit institucional për vendimmarrje të bazuar në evidence, si dhe hartëzimi i situatës aktuale të sistemit spitalor: performanca, kapacitetet reale, shpërndarja gjeografike e shërbimeve dhe nevojat demografike”, tha ajo.









