Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se mbështet ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashikojnë zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga qytetarët dhe jo më nga Kuvendi.
Sipas partisë, ky propozim do të sjellë më shumë legjitimitet demokratik dhe do të shmangë bllokimet institucionale që kanë ndodhur gjatë proceseve të kaluara.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ftoi të gjithë deputetët të mbështesin këtë iniciativë, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm për forcimin e demokracisë në vend.
“Përvoja na ka dëshmuar se procesi i zgjedhjet së presidentit në Kuvend shpesh është shoqëruar me marrëveshje joparimore politike e kemi pasur edhe situata të bllokimit institucional…Nëse presidenti votohet nga qytetarët atëherë ka mbështetje më të drejtë nga populli e legjitimitet më të madh demokratik…Andaj si Lëvizjes Vetëvendosje si[ e ceka japim mbështetje për amandamente e i ftoj të gjithë deputetët ta mbështesim këtë iniciativë”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.









