Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar biseda me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe liderin grek Kyriakos Mitsotakis për të koordinuar kapacitetet ushtarake që po dërgojnë në Qipro.
Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu për të bashkëpunuar në garantimin e lirisë së lundrimit në Detin e Kuq, një rajon i rëndësishëm për kalimin e anijeve tregtare.
Të tre vendet, Franca, Italia dhe Greqia, janë pjesë e Operacionit Aspides, i cili ka për qëllim sigurimin e kalimit të sigurt për anijet tregtare në Detin e Kuq.
Po ashtu, Franca dhe Italia marrin pjesë edhe në Operacionin Atalanta, që lufton piraterinë në Bririn e Afrikës.
Koordinimi i këtyre operacioneve thekson angazhimin e tri shteteve për sigurinë ndërkombëtare dhe ruajtjen e lirisë së lundrimit në zona strategjike.
/5pyetjet.al









