Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me dy votimet kundër për shkarkimin nga detyra të Elisa Spiropalit. Topalli ka theksuar se ishte një gabim nga ana e saj teksa shtoi se shtypi butonat në sistem për të marrë fjalën. Topalli gjithashtu theksoi se Sali Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar.
“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, tha ajo.









