Lorenc Lala, i njohur edhe si Kristian Lala dhe Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar.
Lala dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për të kryer vrasjen e Albi Bashaliut, më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj, Peqin.
Ai dyshohet se ka siguruar armët dhe mjetet e transportit për grupin kriminal, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes.









