Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sërish çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se Murat Jashari ishte emri më i duhur për këtë post.
Ai u shpreh se ideja fillestare ishte që të zgjidhej një president konsensual, i cili do të siguronte mbështetje të gjerë, por sipas tij, nuk u arrit të realizohej ky objektiv.
“Pikënisja ishte presidenti konsensual, dikush që do të arrinte të siguronte më shumë se aq. Natyrisht, familja Jashari, natyrisht, Murat Jashari. Por nuk arritëm te ajo pikë. Unë jam i bindur që nga familja Jashari do ta kishim presidentin që zgjidhet në raundin e parë me numër treshifror të votave. Por nuk arritëm aty.”
/5pyetjet.al









