Autoritetet iraniane kanë vendosur të shtyjnë shpalljen e pasardhësit të udhëheqësit të vrarë, Ali Khamenei, për shkak të shqetësimeve të rritura për sigurinë e kandidatëve të mundshëm.
Sipas disa burimeve, ky vendim është marrë pas deklaratave të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, të cilat kanë paralajmëruar se lideri i ri mund të bëhet objektiv i sulmeve nga shtetet e tjera.
Emri i kandidatit më të përfolur, Mojtaba Khamenei, djali 56-vjeçar i udhëheqësit të deritanishëm, ka nxitur debate dhe shqetësime të mëdha.
Pas përhapjes së këtij emri, siguria e tij është bërë një çështje e nxehtë, pasi disa raporte sugjerojnë se ai mund të jetë një “target” për grupe të caktuara, siç kanë paralajmëruar zyrtarët amerikanë dhe ata izraelitë.
Në një kohë kur procesi i pasardhjes është kthyer në një çështje të ndjeshme, ende nuk ka një datë të saktë për shpalljen e liderit të ri.
Megjithatë, vonesa e shpalljes tregon për situatën e pasigurt në Iran, ku sfidat e brendshme dhe kërcënimet e jashtme janë të pranishme.









