-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Kuba do të bjerë shumë shpejt, ata duan të arrijnë një marrëveshje

Kryesoret

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka parashikuar se regjimi në Kubë do të bjerë shumë shpejt, duke e konsideruar situatën në ishull si një zhvillim të rëndësishëm. Gjatë një interviste telefonike për CNN, Trump deklaroi.

“Kuba do të bjerë shumë shpejt. Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje.” Ai shtoi se ka ndjekur situatën në Kubë për dekada dhe e sheh si një mundësi për të ndryshuar status quo-në, duke thënë: “E kam ndjekur për 50 vjet dhe tani situata ka ardhur në duart e mia. Sistemi është rrëzuar, por në çdo rast gjithçka ka ardhur në këtë pikë. Dhe ne po ecim shumë mirë.”

Trump gjithashtu komentoi mbi përfshirjen e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në trajtimin e çështjes së Kubës, duke thënë.

“Ai po bën një punë të shkëlqyer dhe misioni i tij i radhës do të jetë pikërisht ky. Ne duam të merremi me këtë çështje të veçantë të Kubës.” Ai theksoi se gjithsesi, administrata e tij është fokusuar më parë në krizën aktuale dhe nuk do të ndërmarrë hapa të rinj deri sa të përfundojë ajo, për të shmangur “gjëra të këqija”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit