-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e 7 Marsit/ Xhaferri: Rilindja e ka kthyer rolin e arsimtarit në patronazhist të partisë!

Kryesoret

Ish-kreu i FRPD-së, aktualisht deputeti i ri i PD-së për qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, përmes një video-postimi në faqen e tij facebook ka përkujtuar festën e Mësuesit, ditën e 7 Marsit, ku i cili vet ai ka bërët të ditur se vjen nga një familje me prindër mësimdhënës.

Në videon e tij nga Kuvendi, teksa ka folur për rolin e mësuesve ka hedhur edhe akuza ndaj qeverisë, se arsimtarët ndihen të nëpërkëmbur dhe se detyrohen përmes presioneve politike të marrin pjesë dhe të mbledhin voto për partinë në pushtet.

Postimi i Xhaferrit

A kanë guxim t’u urojnë 7 Marsin ata që arsimtarët i detyruan të patronazhonin kolegët dhe prindërit e nxënësve?
Sot kremtohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të arsimtarëve për kontributin e tyre në formimin e brezave të rinj.
Krimi i rëndë që Rilindja ka bërë ndaj arsimtarit shqiptar është se e ka kthyer atë në patronazhistë të rëndomtë të kolegëve dhe prindërve të nxënësve.
Arsimtarët, që në çdo vend të globit janë heronjtë e fëmijëve, në Shqipëri janë bërë heronjtë e partisë, pasi, me urdhër të drejtorëve mediokër, të cilët i përzgjidhni duke parë aftësitë e tyre elektorale, prej vitesh detyrohen të mbledhin vota në Shqipëri dhe në diasporë.
Nuk ka gjë më të rëndë sesa kur një arsimtarë detyrohet të marrë motrën ose vëllanë në emigrim për t’i kërkuar votën, pasi në të kundërt humbet vendin e punës.
Vetëm ju mund ta bënit këtë, pasi, falë atij që keni në krye, nuk keni asnjë raport me dinjitetin dhe njerëzoren.
Përtej këtij realiteti të trishtë, dua të uroj nga zemra të gjithë ata arsimtarë në mbarë Shqipërinë që kontribuojnë, në kushte dhe rrethana të vështira, për të formuar brezat e rinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit