Banorët e fshatrave të njësisë Thumanë protestuan sot për të katërtën herë radhazi, duke kërkuar zgjidhje për rrugën e dëmtuar të Gramzës, e cila është shkatërruar nga kalimi i automjeteve të rënda që devijojnë nga autostrada.
Protesta e tyre kishte si qëllim presionin ndaj autoriteteve që të ndërmarrin veprime për rikonstruksionin e kësaj rruge, një nga më të dëmtuarat në zonë.
“Kemi dal në protestë për një rrugë 500 metra, na u prishën makinat, na u prish çdo gjë. Ne do të dalim prapë deri sa ta shtrojnë këtë copë rrugë. 500 metra rrugë janë, kalojnë kamionët e kanë prishur. Sa më shpejt të na e shtrojnë, ne këtë do dalim deri sa ta shtrojnë”, tha një protestues.









