Në një fjalim të mbajtur ditën e sotme, zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehu urimin e saj ndaj mësuesve shqiptarë në këtë 7 Mars.
Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho
Në këtë 7 Mars, Ditën e Mësuesit, dua të shpreh urimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë mësuesit shqiptarë. Për çdo mësues që çdo ditë hyn në klasë me përkushtim për të formuar brezat e rinj dhe për të mbajtur gjallë misionin e dijes.
Një urim të veçantë dua ta përcjell për ata mësues që punojnë në kushte të vështira, që çdo mëngjes nisen herët dhe udhëtojnë me orë të tëra për të shkuar në shkollat e zonave të largëta, duke përballuar sakrifica të mëdha vetëm për të mos munguar në detyrën e tyre ndaj nxënësve.
Po ashtu, sot është dita për të kujtuar dhe nderuar edhe mësuesit në pension, ata që ia kushtuan një jetë të tërë arsimit dhe formimit të brezave. Fatkeqësisht, shumë prej tyre nuk u vlerësuan sa duhet as gjatë viteve të punës dhe sot përballen me pensione që nuk pasqyrojnë sakrificën dhe kontributin e tyre për shoqërinë.
Por ndërsa sot shprehim mirënjohjen për mësuesit, realiteti i arsimit në vend është dramatik.
Në një kohë kur vendit i duhen mësues më shumë se kurrë,pasi shkollat përballen me mungesë të theksuar të stafit pedagogjik. Për një pjesë të madhe të tyre, paga jo vetëm që nuk u rrit, por me VKM nr.425 date 26.06.2024 në praktikë u ul, duke e kthyer një premtim të bërë në një mashtrim dhe duke minuar besimin e punonjësve të arsimit ndaj institucioneve shtetërore.
Mësuesit shqiptarë jane sot më të keqpaguarit në Europë, sipas raportit të OECD, por edhe më të mashtruarit. Vendimi për rritjen historike të pagave të mësuesve të sistemit parauniversitar, siç na e përshkroi Kryeministri në qershor të vitit 2024, rezultoi jo vetëm mashtrim, por 11 172 mësues shqiptarë u përballën për 20 muaj me ulje page nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë të reja. Mësues me 20-30 vite experiencë në sistemin arsimor.
Edhe në projektligjin që synoi të zgjidh një problem që vetë qeveria e kishte shkaktuar , ky rregullim ishte i pjesshëm dhe sërish diskriminues.
Gjithashtu Maxhoranca e rrëzoi me arrogancë amendamentin e Partisë së Lirisë për pagat e munguara të këtyre mësuesve për 20 muaj me rradhë për një padrejtësi që vet e shkaktuan ,një qeveri që mban bukën e gojës së mësuesve, tregoi që është thjesht armik i mësuesve.
Licenca e mësuesve është një tjetër shqetësim me të cilin po përballen mësuesit që kanë 20-30 vite në sitemin arsimor .Ne do të angazhohemi që do ta ndjekim këtë shqetësim dhe do bëjmë gjithcka për të kërkuar llogari deri në fund.
Sot arsimi mbetet i nënfinancuar, vetëm 2.29% të PBB në arsim. Duke treguar me vendime se për këtë qeveri arsimi dhe mësuesit nuk janë aspak prioritet.









