Kryeministri Edi Rama ka uruar gratë shqiptare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke i falënderuar për kontributin e tyre të vazhdueshëm në shoqëri.
Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohjen për gratë, nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat, duke theksuar se angazhimi i tyre duhet të forcohet dhe të rritet.
“Mirëmëngjes dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruante Rama.
/5pyetjet.al









