Dalin detajet e reja nga vetvrasja e 25 vjeçares Xhuana Nikollaj, pasi kjo e fundit kishte pirë fostoksinë dhe ndërrroi jetë në spitalin e QSUT-së në Tiranë.
Sipas buriumeve bëhet me dije e reja ka konsumuar fostoksinë për shkak të dhunës që i ushtronte bashkëshorti i saj Eraldo Fizi.
Nikollaj dhe Fizi ishin martur në qershor të vitit 2025, dhe vetëm 3 muaj pas martesës çifti janë ndarë.
Dyshohet se shkak i ndarjes duhet të kenë qenë konfliktet e vazhdueshme mes tyre.
Ndërkohë familjarët e saj shprehen se ka patur shenja dhune në trup.
Policia ka shpallur në kërkim Eraldo Fizin.









