-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rritja e çmimit të naftës/ Ibrahimaj: Po monitorojmë situatën

Kryesoret

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se çmimet e karburanteve po monitorohen.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se monitorimi po vijon në mënyrë ditore.

“Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngriti alertin për rritje e çmimit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që ë mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm.
Kemi pasur eksperiencë gjatë krizës 2022-2023 ku çmimi i naftës u rrit, kur u ngrit një bord, nuk vlerësojmë se ende jemi në fazën që duhet të kemi nevojën për ngritjen e bordit, por nëse situata vijon do të duhet të hyjmë në këtë regjim. Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ne do të marrim çmimet dhe do shohim se me çfarë çmimi zhdoganojnë çdo ditë çmimet e tregut. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar se si vijojnë marzhet Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por ajo që mund të bëjmë nëse ka abuzime apo spekulime me çmimet kjo është ajo që ne do të ndjekim me bazë ditore”, u shpreh Ibrahimaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit