-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kategoria Superiore/ Vllaznia kryesuese e kampionatit

Kryesoret

Kategoria Superiore ka mbyll 3 fazat e para teksa janë zhvilluar 27 javë të kampionatit. Në fazën e tretë në mënyrë të veçantë, skuadra që ka spikatur më shumë është pikërisht Vllaznia, kryesuese e kampionatit.

Skuadra shkodrane në 9 javët e fundit ka regjistruar 7 fitore dhe 2 humbje, duke grumbulluar 21 pikë, një ecuri që i ka lejuar kuqeblutë të ruajnë pozicionin e parë në klasifikim si dhe të konfirmojë formën e mirë në këtë pjesë të sezonit.

Pas saj, është Partizani, që ka zhvilluar gjithashtu një fazë shumë pozitive. Të kuqtë kanë arritur 6 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, duke grumbulluar 19 pikë në fazën e tretë duke u afruar ndjeshëm me zonën e kreut të renditjes. Mjaft mirë është paraqitur edhe Elbasani me verdheblutë që kanë regjistruar 4 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje me 16 pikë të grumbulluara në këtë fazë.

Kampionët në fuqi të Egnatias, kanë  pasur një ecuri më të balancuar gjatë fazës së tretë, me 3 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje me12 pikë në 9 ndeshje. Ajo që ka pasur më shumë vështirësi ka qenë Dinamo me skuadrën e Ilir Dajës që kanë regjistruar një bilanc jo të mirë me 1 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje duke marrë vetëm 7 pikë në 9 javët e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit