Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shkarkojë Richard Grenell nga detyra e kreut të Qendrës Kennedy, sipas tre burimeve të njohura me çështjen, shkruan CNN.
CNN bën të ditur se ky veprim vjen ndërsa institucioni i arteve dhe kulturës, i cili tani mban emrin ‘Trump’ në fasadën e tij, pritet të mbyllet për dy vjet për rinovime, ndërsa presidenti kërkon ta rimodelojë atë sipas imazhit të tij.









