Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se një ushtar u vra “gjatë një sulmi” në rajonin e Erbilit të Kurdistanit irakian, teksa gjashtë të tjerë u plagosën.
“Marshali Arnaud Frion i Batalionit të 7-të vdiq për Francën gjatë një sulmi në rajonin e Erbilit”, shkroi ai, duke shtuar se “lufta në Iran nuk mund të justifikojë sulme të tilla”.









